Akademia suède et IT-së zbarkon në Prishtinë !
Kompania Kutia, për 7 vjetorin e themelimit të saj, po sjell në Kosovë akademinë e njohur suedeze, Beetroot Academy. Pas sukseseve të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve të zhvillimit softuerik si dhe bashkëpunimit me kompani të ndryshme jashtë vendit, Kutia ka vendosur që kërkesës së vazhdueshme për zhvillues të rinj në treg, t’i kontribuojë me ofrimin e ekspertizës së jashtme për të zhvilluar dhe rritur ekspertizën e brendshme në fushën e teknologjisë informative.
Beetroot
Academy, është akademi lidere e fushës së IT-së që e ka zhvilluar industrinë e
outsourcing në Suedi dhe Ukrainë, duke vendosur kështu standarde të reja të
industrisë dhe duke aftësuar dhe krijuar profesionistë në fushën e IT-së.
Themeluesit
e shkollës, suedezët Andreas Flodström
dhe Gustav Henman, filluan kompaninë Beetroot në vitin 2012. Në vitin 2018,
përmes ekspertizës suedeze, Beetroot ishte një prej kompanive me rritjen më të
madhe në fushën e teknologjisë informative në Ukrainë.
Mbi
2,500 studentë që i kanë përfunduar këto kurse, 70% prej tyre tanimë janë të
punësuar duke ndikuar kështu në rritjen e ekosistemit të IT-së, duke zhvilluar
ekonominë e vendit dhe duke aftësuar ekspertizën lokale.
Akademia Beetroot vjen në Prishtinë me
mision të caktuar; rritjen e industrisë profesionale të teknologjisë
informative; rritjen e aftësive konkurruese; rritjen e mundësisë së punësimit
në këtë fushë, si në kompani lokale, ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Ajo që e bën më të veçantë
Beetroot Academy-dega në Kosovë, është fakti se kurrikula e programeve
mësimore, mënyra e mësimit dhe platforma mësimore është plotësisht e trashëguar
nga Beetroot Academy që tanimë ka dëshmuar sukses të madh në Suedi dhe në
Ukrainë.
Akademia Beetroot zhvillon aktivitetin e saj përmes kurseve profesionale të dizajnuara nga ekspertë të fushës, duke krijuar kështu kurrikula praktike dhe të përditësuara sipas trendeve më të reja të fushës së teknologjisë informative. Ligjeruesit profesionalë janë të trajnuar ashtu që të krijojnë shkathtësi të reja te studentët, bazuar në kërkesat reale të tregut, si atij lokal, ashtu edhe atij ndërkombëtar. Kjo është një ndër arsyet pse 100+ orët në këto trajnime janë jashtëzakonisht praktike. Së bashku me mentorë dhe trajnues me përvojë, studentët e regjistruar do të kenë mundësi që të punojnë në projekte të vërteta, përmes mundësive konkrete. Përveç anës praktike, shkolla ofron edhe studimin e teorisë në mënyrë të pavarur, përmes sistemit për mësim online (LMS).
Për sjelljen e kësaj shkolle në Prishtinë, janë bërë
përgatitjet e duhura që kanë filluar kohë më parë. Kjo nënkupton hulumtimin e
hollësishëm të kurrikulës dhe programeve mësimore, trajnimin dhe përgatitjen e
stafit të kualifikuar për trajnim si dhe krijimin e ambientit komod dhe të
përshtatshëm për të zhvilluar mësimin. Për më tepër, mjedisi i krijuar synon të
frymëzojë ambicie dhe talent.
Grupet e ndryshme do të punojnë si ekipe, duke sfiduar
njëri-tjetrin gjatë rrugës. Kështu, ata që tregojnë potencialin më të madh dhe
dëshmojnë aftësitë e veta, do të përzgjidhen si profesionisë të IT-së, duke
dëshmuar aftësitë konkurruese përballë punëdhënësve potencialë.
Kurset që ofrohen:
- Front-end Development
- React JS
- NodeJS
- WordPress Advanced
- Project Management in IT
- English for IT
Për
të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillohen dhe të mësojnë më shumë rreth kësaj
mundësie, hapja zyrtare e Beetroot Academy – Kosovë, do të bëhet me 16.03.2020,
nga ora 10:00 deri në orën 20:30 në adresën: Rr. “Anton Çetta”, nr. 5-1,
Prishtinë.
Klikoni KËTU për
të mësuar më shumë rreth kurseve dhe trajnerëve ose vizitoni faqen tonë në Facebook.